Fajdet: Arrest me burg për dy djemtë e ish prefektit të Shkodrës
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg në mugesë për dy djemtë e ish-prefektit e Shkodrës Paulin Radovani, të cilët ndodhen jashtë vendit.
Ndërsa për ish-prefektin, gjykata dha masën e ndalimit për t’u larguar jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje.
Radovani ishte personi që “çmontoi” skemën e fajdeve në Shkodër.
Pasi ai denoncoi fenomenin në polici, Prokuroria nisi një procedim penal në fund të janarit.
Ish-nënprefekti u pajis me eskortë mbrojtje dhe më pas denoncoi në polici grupin e fajdexhinjve, pasi dy djemtë e tij të larguar tashmë nga Shqipëria, kishin marrë shuma të mëdha borxhesh me interes.
Në Shkodër familjet mund të zgjidhnin problemet financiare duke paguar 20 për qind në javë të shumës së marrë borxh.
Skema e fajdeve ka rezultuar fatale për dhjetëra familje, të cilat huadhënësit u kanë marrë pronat, në momentin kur nuk kanë shlyer detyrimin.
Pas dy muaj përgjimesh, policia vendosi në pranga 12 persona dhe sekuestroi shuma parash dhe automjete.
Fraksion.com