Life StyleTë fundit

E tallnin për flokët dhe syzet; Ed Sheeran pre e bullizmit në shkollë

Ai është katër herë fitues i çmimeve Grammy. Por këngëtari ka zbuluar periudhën e vështir kur ra pre e bullizmit në shkollë për shkak të ngjyrës portokalli të flokëve dhe syzeve.

28-vjeçari, i cili së fundmi është martuar me të dashurën e fëmijërisë  Cherry Seaborn, zbuloi se qante çdo ditë pas shkollës, pasi nxënësit e tjerë e tallnin për flokët, syzet dhe për shkak se i mbahej goja.

“Qaja kur kthehesha në shtëpi nga shkolla, e urreja të shkoja në shkollën fillore. Gjërat ndryshuan vetëm kur fillova shkollën e mesme dhe fillova të luaja në kitarë,”- tha Sheeran.

Por pavarësisht pamjes së çuditshme, këngëtari thotë se ishin pikërisht dallimet e tij që e çuan drejt suksesit muzikor.