Dosja voluminoze e Tahirit shkon me karrocë në gjykatë
Dihej që dosja kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për bashkëpunim në trafik droge me Habilajt, ishte mjaft voluminoze, por aq sa të transportohej në Gjykatë me karrocë, nuk ishte menduar.
Këto janë pamjet që vijnë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda, para nisjes së seancës gjyqësore të Tahirit.
Dosja 53 fashikuj duke detyruar punonjësit që t’i transportojnë në seancën gjyqësore me ‘karrocë’. Ndërkohë që përpos ‘karrocës’ së mbushur plot, një punonjëse mbante në duar dokumente të tjera.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.