AktualitetPolitikëTë fundit

Dhuna ndaj bluzave të bardha, Rama: E domosdoshme të ndërhyjmë në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët, deklaroi se “është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal”, duke thënë se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re”.

“Nuk do të ketë më mundësi të thuhet jo i ra me mendje, jo i ra pa mendje. Dhe kështu, goditësi del i lirë në rrugë për të goditur përsëri. Do të përcaktojmë kufijtë e spitaleve. Është domosdoshmëri”, tha Rama.

“Nuk përbëjnë lajm mijëra trajtimet e urgjencës, por përbëjnë lajm rastet kur ekspozohen ndaj korrupsionit dhe kjo ka bërë që mjekët të kenë një re paragjykimi. Dobësitë dhe të metat në qendrat shëndetësore janë më shumë të lidhura me sistemin e menaxhimit sesa me mjekët dhe infermierët”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se “asgjë nuk përligj cenimin e sigurisë fizike”.

“Nuk mund të goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të gjithë këtij sistemi për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit”, u shpreh Rama.

Fraksion.com