AktualitetTë fundit

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvëndëson Kastriot Skënderajn

Dy javë pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, nga ministri i Brendshëm është gjetur zëvendësuesi i tij.

Mësohet se këtë detyrë do ta marrë zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi.

Kujtojmë se shkarkimi i Kastriot Skënderaj si Kryepolici i Tiranës, u sqarua nga ministri Sandër Lleshi, i cili tha se ka lidhje me përplasjet e policisë me banorët tek shkolla “Petro Nini”.

Në vend të tij deri më sot ishte komanduar Dhimitraq Ziu, i cili ishte zëvendës drejtor.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, shkroi Lleshaj asokohe në Twitter.

 

Fraksion.com