AktualitetPolitikëTë fundit

Skandali i CEZ: Berisha më kërcënon që të hesht

Juristi Romeo Kara, i cili denoncoi skandalin e privatizimit të CEZ-it, deklaroi sot për mediat se po kërcënohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij.

Sipas juristit, Berisha dhe familjarët po i bëjnë presion duke e paditur në gjykatë që ai të mbyllë gojën dhe të tërhiqet nga tre kallëzimet që ka bërë për ish-kryeministrin.

“Nuk mund të rrimë kaq pasiv në një gjyq politik, ku mohohet e drejta e fjalës dhe që ka për qëllim që të pengojë proceset ndaj korrupsionit galopant të Berishës, stafit të tij, përfshirë edhe Ilir dhe Metës.

Kam bërë tre kallëzimeve. Do të kërkoj që të përjashtohet prokurori i çështjes, që mungoi sot. Për çudi është i njëjti prokuror për tre gjyqe, në dy prej të cilëve unë jam dënuar

Gjendem përballë gjyqeve politike që synojnë frikësimin tim, lodhjen time politike për t’u tërhequr nga kjo rrugë dhe e dyta për të më etiketuar si shpifës.

Person nuk është një person i vetëm, është një sistem. Do të përballem me këtë sistem derisa të kem jetë”, tha Romeo Kara.

 

Fraksion.com