Rama: Investimet që ndryshuan Krujën
Kryeministri Edi Rama sjell sot pamje nga Kruja e Rilindjes Urbane, ku duket qartë ndryshimi që ka pësuar pjesa tradicionale e qytetit.
Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka transformuar edhe qytetin historik të Krujës pas dy dekadave të haresës.
Në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, në Krujë është bërë rikonstruksioni i Pazarit të Vjetër, rruga e Kalasë dhe Kulla e saj, duke i dhënë Krujës turistike pamjen mikpritëse që meriton.
Mbi 17 mijë banorë të Krujës por edhe mijëra turistë që vizitojnë këtë qytet përfituan nga financimet e qeverisë për qendrën e rikualifikuar dhe rrugën hyrëse në qytet.
Falë financimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve vetëm në vitin 2016, në Krujë u financuan rreth 366 milion e 281 milion lekë.
Parkimi nëntokësor, rregullimi i rrugës hyrëse dhe krijimi i hapësirave me ndriçim dhe gjelbërim e bënë këtë qytet me tërheqës për turistët.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë pamje nga Kruja e Rilindjes Urbane, ju uroj një javë sa më të mbarë 👍
Fraksion.com