PS mbledh Kryesinë: Diskutohet për drejtimin e Tiranës
Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e saj dy ditë pas Kongresit të së shtunës.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se mbledhja ka si qëllim çështjet organizative, si dhe posti i Blerina Gjylametit, e cila këto kohë ka qenë e komanduar në krye të Partisë Socialiste të Tiranës.
Ky emërim i përkohshëm erdhi pas largimit të Saimir Tahirit nga ky post.
Dy ditë më parë u zhvillua dhe kongresi i Partisë Socialiste ku u zyrtarizuan disa kandidatura për kryetar bashkish, dhe më pas u prezantua kryebashkiaku Erion Veliaj si kandidat për mandatin e dytë dhe këshilltarët për Tiranën.
Fraksion.com