Në kërkim shqiptari: Kokainë, armë dhe 100 mijë euro në makinë
Policia italiane ka shpallur në kërkim një shqiptar në Bolonja, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për veprat penale të trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
Ky veprim i autoriteteve italiane erdhi menjëherë pasi gjeti në makinën e shqiptarit 1.2 kg kokainë të pastër dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.
Kontrolli i saj u bë pasi ajo kishte qëndruar me orë të tëra e parkuar, sjellje kjo që rriti edhe më tej dyshimet tek agjencitë ligjzbatuese.
Në fund të kontrollit, brenda makinës u gjet një armë e tipi pistoletë e cila rezultonte e vjedhur, ndërsa tek sedilja e pasme, ai kishte fshehur edhe një sasi tjetër droge vlera e së cilës përllogaritej në 100 mijë euro.
Fraksion.com