AktualitetPolitikëTë fundit

Lobimi në SHBA; Lulzim Basha dëshmon në Prokurorinë e Tiranës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës.

Organi i akuzës thirri sot kryedemokratin si person që mendohet se ka dijeni në lidhje me lobimin e selisë blu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Prokuroria e ka kërkuar për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë që herën e parë, Basha refuzoi thirrjen e prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA.

Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.

Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe ‘Stonington Strategies’ me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte ‘projektimi dhe implementimi’ i fushatës së PD.

Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.

Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C.

Pas Bashës sot në Prokurori ka mbërritur edhe ish-deputeti Gazmend Bardhi. Ai bashkë me Ilir Dervishin dhe Arben Ristanin që po ashtu pritet të thirren në Prokurori do të dëshmojnë si persona që kanë diejeni për ngjarjen.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com