Izrael: Trump zyrtarizon të hënën vendimin rreth Lartësive Golan
Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë të hënën (sot) një dekret që i njeh sovranitetin Izraelit mbi Lartësitë Golan, ndërsa do të takojë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Njoftimi u bë nga ministri i Jashtëm në detyrë i Izraelit.
Një zyrtar i lartë amerikan tha javën e kaluar se administrata e Presidentit Trump po përgatiste një dokument që zyrtarizon mbështetjen ndaj Izraelit për aneksimin e këtij rajoni strategjik, i cili iu morr Sirisë gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.
“Nesër Presidenti Trump në prani të Kryeministrit Netanyahu, do të nënshkruajë një dekret që i njeh sovranitetin Izraelit mbi Lartësitë Golan. Lidhjet mes Izraelit dhe SHBA-së janë më të ngushta se kurrë”, shkruante në një postim në twitter të dielën ministri i Jashtëm në detyrë Yisrael Katz.
Kombet e Bashkuara i konsiderojnë Lartësi Golan, të cilat kontrollohen nga Izraeli, si territor i pushtuar.
Fraksion.com