Fotolajm: Sot nga këngëtaret më seksi; Në 1999 duke i ikur barbarizmit serb
Ditën e djeshme u shënua 20 vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.
Fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën në tentativë për t’i shpëtuar barbarizmit serb.
E duket se në konvojet e refugjatëve ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina. Në Facebook është publikuar një fotografi e Fjollës e alivanosur në Bllacë pas pesë ditëve të qëndrimit në kamp.