Basha: Të përgatitemi edhe për zgjedhje
Pavarësisht deklaratave se nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, kreu i PD, Lulzim Basha duket se po e rikonsideron pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e PD, Basha u bëri thirrje që të ketë një organizim sa më të mirë për protesta masive.
Por burime për Top Channel, konfirmojnë se Basha u ka kërkuar atyre që të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje krahas organizimit të protestave.
Fraksion.com