AktualitetPolitikëTë fundit

Basha ish-deputetëve: Mos rrini kafeneve; Të enjte në ballë të protestës

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD.

Mbledhja kishte në qendër të diskutimit aksionin e opozitës dhe protestën e 13 prillit.

Gjithashtu lajmërohet se do të ketë protestë edhe të enjten para Kuvendit.

Basha u kërkoi ish deputetëve dhe Kryesisë që të intensifikojnë takimet me qytetarët.

“Të jeni më aktiv. Takime me qytetarët në terren për protestat që na presin. Intesifikoni takimet me qytetaret. Protesta çdo të enjte para, angazhim serioz për protestën kombëtare të 13 prillit. Nuk keni qene prezent sa duhet . Duhet të jeni më aktiv. Nuk duhet të rrini në kafe me njëri-tjetrin, por në ballë të protestës”, mësohet tu ketë thënë kryetari i PD-së ish deputetëve.

 

Fraksion.com