Balla: Basha matrioshke gënjeshtare; Mos lejoni t’ju tërheqë për hunde
Lulzim Basha sot ka qëndruar për rreth 1 orë në Prokurori, ku organi i akuzës që më pas zbardhi letër-porositë e ardhura nga SHBA e Skocia lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, duke sqaruar se selia blu ka fshehur shpenzimin e 650 mijë dollarëve.
Ndërkohë, Basha sapo doli nga selia e organit të akuzës tha se hetimet e Prokurorisë për lobimin në SHBA kanë nisur që para një viti e gjysmë me kërkesë të PD.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla duke përgënjeshtruar deklaratën e kryedemokratit.
Balla thotë se Basha gënjen, dhe i kujton kreut të opozitës hetimet e FBI dhe DASH për këtë çështje por edhe një kallëzim të bërë nga vetë ai.
Statusi i plotë:
Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e gënjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysmë më parë!!!
Po ai kallëzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kërkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?
O ju njerëz që ju sjellë vërdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u bëni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!
Fraksion.com