PD, protestë pasditen e 13 prillit
Protesta e radhës e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 13 prill. Pas një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit, u vendos që këtë radhë të zhvillohet pasdite në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.
Më herët, Partia Demokratike kishte refuzuar kategorikisht ofertën e kryeministrit Rama, të bërë në Kongresin e Partisë Socialiste. Tri ofertat e Edi Ramës për opozitën, ndryshime në Kodin Zgjedhor, votim dhe numërim i pjesshëm elektronik, përfshi dhe ashpërsimin e dënimeve për shitblerje vote, hasën në kundërshtimin e opozitës.
Demokratët i kthyen përgjigje Ramës përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. “Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: ‘Më lini t’i vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po t’i fitojë opozita zgjedhjet që unë do të vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”, shkruante Gazment Bardhi në Twitter.
Fraksion.com