Edi Rama, opozitës: Po fituat një bashki më shumë, jemi gati për zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Edi Rama ka folur në pjesën e dytë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste të cilat po mbahen te sheshi “Nënë Tereza”.
Në kuadër të nismës “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë ka adresuar një sërë mesazhesh për qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
“Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre.
I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyr.
I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre.
U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona.
Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur.
Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë.
Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi.
Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t’i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar opozitën se nëse ata fitojnë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale është i gatshëm për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë të këtij viti.
Gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’ Rama i bëri ftesë opozitës për të miratuar reformën zgjedhore.
“Mos harroni se ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik.
Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në kuvend me deputetë e rinj. Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit fitoni një bashki të vetme më shumë se, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”-tha Rama.
Fraksion.com