Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan
Misioni i NATO-s në Afganistan tha se dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë një operacioni të premten.
Misioni nuk dha më shumë hollësi dhe as nuk bëri të ditur identitetin e të vrarëve, në pritje që të njoftohen të afërmit e tyre.
Misioni ushtarak amerikan është i përqendruar në mbështetjen dhe udhëzimin e forcave afgane në luftë me talibanët, që u larguan nga pushteti në vitin 2001.
Dhuna nuk ka pushuar në Afganistan, me gjithë faktin se militantët talibanë kanë mbajtur disa raunde bisedimesh me zyrtarët amerikanë, për një zgjidhje paqësore.
Bisedimet e fundit u mbajtën gjatë këtij muaji dhe të dyja palët folën për përparim, por jo edhe një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës 17 vjeçare.
Misioni i NATO-s numëron rreth 17 mijë trupa, gjysma e të cilëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fraksion.com