AktualitetTë fundit

Reagon policia për vrasjen e avokatit në Elbasan

Pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra, Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë e cila tronditi qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në një lokal në Elbasan, ndërsa pas kësaj janë ngritur postblloqe për të arrestuar atentatorët, të cilët e qëlluan për vdekje avokatin 50-vjeçar.

Mësohet se avokati Gurra ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin si edhe anëtarë të familjes Çapja në Elbasan, që tashmë janë të njohur për Policinë e Shtetit. Grupi hetimor vijon punën intensive për të rënë në gjurmët e vrasësit/ve të avokatit Ravik Gurra.

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.

 

Fraksion.com