Pëllumbi që u shit më shumë se 1 milion euro; Ja përse
Mund të duket e pabesueshme, pork y pëllumb është shitur për vlerën 1.25 milion euro.
Arsyeja është se, me emrin Armando, është trajnuar për të dërguar mesazhe.
Pëllumbi është trajnuar në Belgjikë dhe Zoel Fershut, pronari i tij, theu rekordin, pasi pëllumbi më i shtrenjtë është shitur 3 vite më parë me shumën e 1 milion eurove.
Mediat belge bëjnë me dije se pronari i tij mund të jetë kinez, por identiteti nuk është bërë i ditur.
Kinezët në fakt janë ata që i përdorin pëllumbat për transport mesazhesh dhe janë mjaft të interesuar lidhur me këtë.
.