AktualitetTë fundit

Sulmi vjen edhe nga tarraca e selisë blu; Militantë të PD sulmojnë policinë me gurë

Kordoni i Policisë pranë Kuvendit është sulmuar gjatë protestës së sotme edhe nga tarraca e Partisë Demokratike.

Disa militantë të Partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.

Ndërkohë, protestuesit nën drejtimin e ish-deputetëve PD-LSI, kanë tentuar të çajnë edhe perimetrin e sigurisë para Kuvendit.

Policia vijon t’u bëjë thirrje me megafon protestuesve për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

Ndërkaq protestuesit vazhdojnë të hedhin kapsolla, shashka, tymuese dhe gurë ndaj efektivëve.

 

Fraksion.com