Shkrumbohet automjeti në Vlorë
Këtë te enjte gjatë orëve të paratë mëngjesit, është djegur një tjetër automjetet në qytetin e Vlorës.
Automjeti tip fuoristradë është përfshirë nga flakët deri në shkrumbim, rreth orës 4 të mëngjesit, shumë pranë Gjykatës së Vlorës.
Me të marrë njoftim, policia ka shkuar në vendngjarje dhe nisi po ashtu hetimet, me dyshimet e para që flasin për zjarrvënie të qëllimshme.
Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit 50-vjeçar, R.M., i cili është marrë në pyetje nga policia për ndonjë konflikt të mundshëm.
Hetuesit kanë nisur gjithashtu kontrollin e kamerave të sigurisë përreth zonës ku u dogj automjeti, në përpjekje për të zbuluar autorin apo autorët e mundshëm të saj.
Teksa ky nuk është rasti i parë i djegies së qëllimshme të makinave në Vlorë, asnjë autor i rasteve të mëparshme nuk është zbuluar nga policia deri më tani.
Fraksion.com