AktualitetTë fundit

Shkarkohet nga detyra Kryetari i Gjykatës së Përmetit

Sot është shkarkuar sot nga detyra Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  pas një hetimi administrativ dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave, vendosi sot shkarkimin nga detyra të Pashk Gjaci.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më 19 mars zhvilloi një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, dhe në përfundim trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, vendosi shkarkimin e tij.

 

Fraksion.com