AktualitetTë fundit

Protestuesit ulen para Parlamentit

Ndërkohë që ka kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta, disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit.

Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty.

Mes protestuesve është ulur edhe kreu i PD-së-së së Fierit, Luan Baçi i ndaluar nga policia bashkë me të birin në protestën e 16 Marsit. “Rama ik”, dëgjohen protestuesit gjatë demostratës përballë Kuvendit, ndërsa bashkë me ta janë ulur edhe ish-deputetët e PD dhe LSI.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha për mediat se ulja këmbëkryq është shenjë e qëndrueshmërisë së protestës dhe zhvillimit paqësor të saj.

Më herët në mënyrë të përsëritur protestuesit janë përplasur me policinë, duke shënuar momente tensioni. Por ndryshe nga protestat e tjera, në të sotmen, e cila është e gjashta e opozitës, është përdorur vetëm një herë gaz lotsjellës.

Nga ana e tyre protestuesit nuk kanë kursyer shashkat dhe flakadanët drejt policisë dhe oborrit të parlamentit.

 

Fraksion.com