Protestuesit hedhin tymues dhe kapsolla ndaj policisë
Demonstruesi e opozitës, disa prej të cilëve të maskuar, kanë hedhur kapsolla dhe tymues në drejtim të policisë të vendosur para parlamentit.
Policia u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.
”Të nderuar protestues dhe organizatorë, kujdes nga personat maska që provokojnë policinë. Largoni personat me maska pasi janë në shkelje të ligjit për tubimet. Ata do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, është apeli i policisë për protestuesit, një pjesë e të cilëve nuk i kanë ndalur sjelljet e dhunshme.
cilëve nuk i kanë ndalur sjelljet e dhunshme.
Fraksion.com