AktualitetTë fundit

Protesta, Policia thirrje protestuesve: Ndalni veprimet e dhunshme

Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

Së fundi, policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.

Ndërkohë pranë turmës kanë shkuar liderë të opozitës, si dhe disa ish deputetë të kësaj force politike.

 

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë tre herë kordonin e policisë.  “BalkanWeb” raporton se janë protestuesit e Unazës së Re ata që po konfrontohen me policinë. Ndërsa Dorjana Bezat thotë se policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën e shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

Tentativë tjetër për të çarë kordonin policor

ORA 11:00- Është tentuar sërish çarja e kordonit policor nga protestuesit. Policët shihen teksa vendosin kundragaz. Ata kanë bërë thirrje me megafon: Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë! Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor, gati ndërhyrja me autobote uji
ORA 10:50- Rreth orës 10:50 minuta protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb”se janë protestuesit e Unazës së Re ata që po konfrontohen me policinë. Ndërsa Dorjana Bezat thotë se policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

Protestuesit me flamuj kombëtar thërrasin në korr: “Rama ik”
ORA 10:40- Në protestën e radhës të opozitës së vendit, përpara parlamentit të Shqipërisë janë mbledhur shumë protestues, të cilët kërkojnë në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Rama ik, Rama ik”, janë thirrjet e vazhdueshme të tyre. Protestuesit ndërkaq mbajnë flamuj kombëtar në duar, si dhe përdorin vuvuzela.

Kryemadhi e Berisha në protestë, mungon Basha
ORA 10:30- Ndërsa lideri i PD-së Lulzim Basha ndodhet në protestë dhe nuk merr pjesë në protestën e sotme të Partisë Demokratike, në shesh ka shkuar lideri historik i së djathtës, Sali Berisha. 

Po ashtu mes protestuesve ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në protestë janë edhe eksponentë të tjerë të partisë demokratike.

foto galeri foto galeri

foto galeri

 

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë

ORA 10:30- Banorët e Unazës së Re në kryeqytet janë përplasur me forcat e policisë në rrugën përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, pasi forcat policore në këtë vend kishin krijuar kordon.

Banorët thanë se duan të kalojnë për të shkuar drejt Parlamentit ku zhvillohet protesta e opozitës. Por, forcat e policisë ishin vendosur në rrugën hyrëse të pedonales për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.
Kjo shkaktoi një përplasje mes banorëve të Unazës së re dhe policisë. Me banorët e Unazës së Re është edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Policia thirrje Gazmend Bardhit
ORA 10:28- Policia e Shtetit i është drejtuar me një thirrje organizatorit të protestës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Policia bën thirrje për qetësi dhe për largimin e protestuesve që mbajnë maska. “I nderuar Zoti Bardhi, në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska. Si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi.

Hidhen shashka e bidonë drejt policisë, shfaqet FNSH
ORA 10:22- Protestues të shumtë ndodhen para Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë hedhur shashka dhe bidonë në drejtim të forcave të policisë. Situata ka nisur të tensionohet, ndërsa pas kësaj janë shfaqur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Protestës iu bashkuan edhe banorët e Unazës së Re.

Mblidhen protestuesit e PD
ORA 10:00- Kur na ndajnë vetëm 15 minuta nga nisja e seancës së Kuvendit ka nisur grumbullimi i protestuesve opozitarë. Në këto momente ata kanë hapur një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit, qeveri e korrupsionit”.

foto galeri

foto galeri

 

Mblidhet Kuvendi, opozita proteston sërish
ORA 09:30- Mbledhja e Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohet sërish me protesta opozitare. Seanca e Parlamentit prtet të nisë në orën 10.00, ku protet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Por paralelisht me seancën opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit. Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës së siguruar nga “BalkanWeb”, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.

 

Fraksion.com