Life StyleTë fundit

Plas konflikti midis dy super-bombave të showbizit shqiptar

Një konflikt i ashpër ka nisur midis dy super-bombave të showbizit shqiptar, këngëtares Enca Haxhia dhe miss-it nga Elbasani, Trejsi Sejdini.

Përplasja verbale mes tyre zgjat prej disa javësh, nga koha kur Trejsi tha në një emision se “Encën ka kush e ngre në krik” gjatë debatit mbi virgjërinë.

Në “Why Not”, gangësterja më e njohur në Shqipëri gjithashtu e fyeu Encën, duke thënë se është “3 herë sa mua”, duke iu referuar peshës së këngëtares.

Fill pas këtij komenti, këngëtarja dhe motra e saj Uindi nisën replikat me miss-in, madje në Youtube u publikua një këngë ku e vogla e familjes Haxhia i bënte diss Trejsit.