AktualitetTë fundit

“Paga e qelbur” e deputetit, Shehaj kritikon Gjonin: Fyen taksat tona

Pas deklaratës së deputetit  të ri të LSI, Ralf Gjoni, i cili tha se nuk u fut në Parlament për atë “rrogë të qelbur”, ka reaguar ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj.  Përmes një postimi në Instagram, Shehaj thotë se nëse ai do e kishte bërë këtë deklaratë në ndonjë vend tjetër, do e kishin nxjerrë “me shpulla jashtë Parlamentit”.

Komenti i Brisida Shehaj

“Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej, e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.”

 

Fraksion.com