AktualitetKosovaTë fundit

Një vit nga Marrëveshja e Demarkacionit; Kosova në fund të pusit

Sot bëhet një vit qëkur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi pati miratuar demarkacionin.

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkimin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja.

Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

 

Fraksion.com