Myslim Murrizi: Kanë kapërcyer ylberin; Kemi tre palë zgjedhje që fshihemi
Deputeti demokrat Myslim Murrrizi i cili refuzoi që të dorëzojë mandatin e deputetit njëlloj si të zgjedhurit e Partisë Demokratike, ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare.
Në fjalën e tij ai tha se në 22 marsin e 27 viteve më parë shqiptarët hoqën Partinë e Punës së Shqipërisë por nuk i hoqën dot komunistët.
“Ata kanë qeverisur vendin në këto 27 vjet pavarësisht se herë ndërrojnë xhaketat dhe herë kalojnë ylberin. Jemi në një sistem politike të kapur prej fyti për t’iu shmangur ballafaqimit direkt. Kemi tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor do e votoja me shumë dëshirë.
Vijnë këtu njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi politike vetëm në sajë të listave”, u shpreh Murrizi.
Në këtë linjë shtoi se në Parlament veç për hallet e popullit nuk flitet, ndërsa nënvizoi se nuk e presionon asgjë.
Po ashtu tha se “Shqiptarët duhet ta çlirojnë vendin që të mos jemi ushtarë që ngrenë dorën për të votuar. Ja pse unë nuk u vura në rresht”.
Fraksion.com