Kuvendi; Sot betohen deputetët e rinj; Protestuesit me plan të ri
Edhe këtë të enjte seanca parlamentare do të shoqërohet sërish me protesta opozitare. Ajo prtet të nisë në orën 10.00, ku protet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.
Opozita paralelisht me seancën do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme.
Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Kurse policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek parlamenti.
Ndërkohë disa protestuesve u është shpërndarë një hartë ku pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.
Fraksion.com