Kuvendi: Ja se çfarë pritet të miratohet sot
Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme disa pr/ligje të rëndësishme.
Sot në Kuvend pritet raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018.
Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.
Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”.
Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme”.
Ndërsa të mbartur për votim janë projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv”
Fraksion.com