Kryemadhi: Ambasadori i OSBE-së e sheh Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje
Pas deklaratës së ambasadorit të OSBE, ku la të hapur mundësinë e njohjes së zgjedhjeve edhe pa opozitën, ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Ajo tha për gazetarët se refuzon të përgjigjet për njerëz që shikojnë Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje.
Si i komentoni deklaratat e ambasadorit të OSBE?
“Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë”, tha Kryemadhi.
Ndërsa për sa i përket deputetëve të rinj të LSI, të betuar në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi shtoi: “Nuk i komentoj fare. Janë 1 milion shqiptarë që jetojnë në Shqipëri që janë më të mirë dhe më të ndershëm se kushdo tjetër që hynë në atë godinë. Ka sa të duash pafundësisht, problemi qëndron në filozofinë e secilit prej nesh, mizat rreth mbeturinave fluturojnë.
Fraksion.com