AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Ende në liri i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Lipjan

Për vrasjen e 32-vjeçarit nga Skenderaj, i cili u vra mbrëmë në një kazino në Lipjan, policia ende nuk ka arritur të kapë të dyshuarin e krimit.

Viktima, Florent Ahmetaj, 32-vjeçar, është vrarë në orët e mbrëmjes në një kazino në Lipjan, ku dyshohet se fillimisht ishte duke u kryer një grabitje.

Nga Policia e Kosovës, thanë për Gazetën Express se ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e mbrëmshme të 32-vjeçarit.

Kurse Prokurori kujdestar, Armend Hamiti, dje ka deklaruar se është një person i dyshuar por që nuk është arritur të identifikohet ende, por që policia po bën të pamundurën ta kapë atë.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për grabitje.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar një punonjës i një kazinoje në Suharekë humbi jetën. I dyshuar për këtë rast është një polic i cili tashmë është i arrestuar dhe po mbahet në paraburgim./Express

 

Fraksion.com