I hodhi acid në fytyrë; Avokatja fal shqiptarin pas sulmit
Shqiptari që shpërfytyroi me acid avokaten italiane, Lucia Annibali, i ka dërguar asaj një letër nga burgu. “Lucia më fal!”, thotë rreshti i parë. “Fale gjestin tim të padenjë dhe brutal dhe më fal mua që e bëra. Kam provuar që të jem në vendin tënd dhe nuk mund të rri asnjë sekondë në momentet e dhimbjes dhe vuajtjes, të shkaktuara nga unë. Unë jam i mallkuar përgjithmonë. Do të doja të të përqafoja dhe të shtrëngoja duart e tua me të miat. Mund të jeni udhërrëfyesi im edhe pse kam bërë mëkate në jetë. Nuk mund të bëj indiferentin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Shtrije dorën tënde Lucia, sepse nuk jam një përbindësh, por një gabim i madh! Nëse më fal, më ndihmon! “.
Nënshkruar: Rubin Talaban
Çfarë ndodhi 6 vite më parë?
Mbrëmjen e 16 prillit 2013, shqiptari Rubin Talaban sulmoi me acid Lucia Annibalin. Atë kohë ajo ishte 36 vjeçe dhe avokate në Pesaro (sot ajo është deputete). Atë mbrëmje ishte duke hapur derën e shtëpisë, kur u sulmua. Ishte ai, Rubini, i quajtur Ago.
Rrëfimi i avokates
“Ai më shikoi sikur donte të fiksonte fytyrën time dhe ishte i fundit që më pa ashtu, të pa shpërfytyruar. Ishte i saktë, i ngadalshëm, i sigurt. E pashë atë kur hodhi lëngun në fytyrën time, nga poshtë lart, nga e djathta në të majtë “, rrëfen Lucia. Kanë kaluar gjashtë vjet. Drejtësia i dha 20 vjet burg Luca Varanit, ish-të dashurit të Lucias, që urdhëroi sulmin dhe 12 vjet për Rubin Talabanin dhe bashkëpunëtorin e tij, një shqiptar i identifikuar si Altistin Precetaj.
Pas shumë kohësh, ngjarja mbeti në heshtje. Lucia nuk pranoi që t’i bëhej asnjë fotografi. Shenjat në lëkurë, dhimbja e shkaktuar nga acidi, rreziku për humbjen e shikimit, gjendja e rënduar psikologjike, bënë që Lucia të mos dilte në publik. Por midis asaj kohe dhe sot, avokatja ka kryer rreth 20 operacione për të rindërtuar jetën dhe fytyrën.
Reagimi i Lucias pas leximit të letrës së Rubinit
Kur letra e Rubinit mbërriti në zyrën ligjore të babait të saj në Urbino, Lucia e lexoi për herë të parë dhe e vendosi atë mënjanë. E la atë në një sirtar duke u përpjekur të mos mendonte për këtë. Mori kohën e duhur për të kuptuar se çfarë emocionesh i kishin shkaktuar ato fjalë.
Rubini, i panjohuri që kishte pohuar se ishte një vrasës dhe lëndonte një vajzë që nuk e kishte parë kurrë në jetën e tij, i kërkoi asaj t’i zgjaste dorën … Rubini i cili kishte jetuar me makthet e tij për net e net të tëra, tani kërkonte falje, për t’i dhënë kuptim jetës së tij.
“Sot Rubini betohet se po kërkon që të përmirësoje veten sepse edhe jeta ime ka ndryshuar. Nëse ajo që shkruan është vërtetë e sinqertë – ajo reflekton – nëse sot jeni me të vërtetë të vetëdijshëm për atë që keni bërë dhe nuk është më forma e errët që pashë brenda shtëpisë sime, mund ta fal. Por kjo falje është më e dobishme për të se sa për mua. Ai duhet të lajë atë që bëri, ndërsa unë vazhdoj që të jetoj çdo ditë me atë që ai më bëri mua, nëse unë e fal ose jo. Nëse kjo nuk është një lojë për të kërkuar masa alternative, më mirë për të dhe për të ardhmen e tij.
Por them edhe më mirë për të gjithë ne, sepse çdo i burgosur i rikuperuar është një garanci sigurie për të gjithë shoqërinë. E thënë ndryshe, nuk është se tani ne do të bëhemi miq ose që kam ndërmend ta takoj. Ndër të tjera, vendimi i Gjykatës thotë se pas dënimit ai do të depërtohet në Shqipëri.
Do të vijë dita kur ata që janë përgjegjës për një krim do të jenë të lirë përsëri. “ Unë nuk dua hakmarrje. Ata do të paguajnë dënimet e tyre dhe do të dalin, kjo është në rregull. Unë vetëm dua të jetoj e qetë”, tha ajo./shqip
Fraksion.com