Del Video kur Ralf Gjoni sulmohet me bojë
Dalin pamjet e momentit kur deputeti i LSI, Ralf Gjoni, spërkatet me bojë të kuqe teksa del nga apartamenti dhe i ishte drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të bërë betimin. Në video shihet sesi Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe, një mesazh ky paralajmërues pas vendimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve. Ka qenë një i ri i cili i ulur në dalje të pallatit ka pritur daljen e kandidatit për deputet.
Sapo ai shfaqet në derën e apartamentit, i riu i drejtohet me shpejtësi duke e spërkatur me shiringë. Në pjesën e fytyrës së Gjonit duken gjurmët që lë boja e kuqe dhe pas këtij momenti ai largohet me shpejtësi.
Fraksion.com