AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Basha nxit destabilitetin; Si huligan futbolli

Teksa jashtë godinës së Parlamenti janë grumbulluar mijëra persona, në foltoren e Kuvendit është ngjitur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e ka cilësuar kryeopozitarin Basha si huligan.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në Kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se shqiptarët nuk kanë parë kurrë lider të opozitës që të bëjë thirrje për të goditur forcat e rendit, institucionet, që me urdhra të goditen deputete, asnjë herë më parë nuk janë goditur deputete me urdhra të kryetarëve të partive.

“Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend”, tha Balla.

 

Fraksion.com