AktualitetPolitikëTë fundit

(Vet)krahasimi i Metës me Aljenden ka shumë të meta…

Gëzim Basha një studiues i njohur i letërsisë dhe shkencave politike, që jeton në SHBA, ka reaguar me një shënim të shkurtër, pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta për vetkrahasimin me Aljenden.

Basha shkruan:

“Aljende vinte nga një familje e pasur por progresiste; braktisi luksin për t’u njësuar me popullin; ishte partizan i drejtësise dhe zbutjes së pabarazisë sociale.

Meta, në mënyre inverse, hyri në politikë për tu pasuruar.

Me të ardhura që në perëndim konsiderohen nën nivelin e varfërise, braktisi mjerimin ekonomik për te pasur luksin e kompaundit privat në vendin më të varfër të Europës.

Aljende u rrëzua nga një juntë ushtarake dhe bëri vetvrasje ndërkohë qe aeroplanët vërtiteshin mbi presdencë.
Meta po e pret më kot juntën ngaqë Shqipëria sot nuk ka ushtri fare. Edhe hapsiren ajrore na e mbikqyrin dy aleatë të NATOS, Italia dhe Greqia.

Meta fli i qete.

Meta edhe mund të bejë vetvrasje por jo me AK-47. Kalloshnikovi është per burra. Like floriri mund te bëjë harakiri ose t’ja heqë kokës me një pagur alumini (mundësisht të mbushur me raki Skrapari.)
Për këtë variant nuk i duhet helmeta e presidentit Aljende.”

(TemA)