AktualitetTë fundit

Vetingu: Pasuria e çiftit Fullani dhe lista “e nxehtë”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Pjesë e listës është edhe ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ky i fundit, disa javë më parë, është emëruar si pjesë e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi, pesë vjet pas skandalit në Bankën e Shqipërisë, ku ‘avulluan’ 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë.

Ardian dhe Arjana Fullani kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme që nga viti 2014, edhe për shkak të të ardhurave të larta të Ardian Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, kur paga bashkë me dietat shkonin tek rreth 90 mijë USD në vit.

Ndërkaq, me përfshirjen e zonjës Arjana Fullani në skanerin e Vetingut, automatikisht pasuria e çiftit do të verifikohet për ligjshmërinë.

Krahas zonjës Fullani, kanë nisur procedurat e verifikimit edhe për katër ish-anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Pjesë e listës është edhe gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini. Ky i fundit ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve, të cilët i hoqën dënimin për jetë Dritan Dajtit, i akuzuar dhe dënuar për pesë vrasje. Vendimi prodhoi një debat të fortë publik, ndërsa vuri në lëvizje edhe organet e drejtësisë.

Gjatë një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e gjyqtarit, policia gjeti fishekë dhe 17 mijë euro, të futura në një sirtar.

Tashmë gjyqtari Skënder Damini po i nënshtrohet verifikimit për të tre kriteret, ndërsa në javët në vijim do të dalë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit, ku me siguri nuk do të anashkalohet vendimi për Dritan Dajtin. Pjesë e listës është edhe Tritan Hamitaj, ish-anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Në verifikim

Në proces verifikimi për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësistë profesionale janë edhe ish-anëtari i KLD, Gjin Gjoni, gjyqtarë i Apelit Tiranë, gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmir Hajdari si dhe ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, tashmë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjithashtu janë në proces verifikimi ish-anëtarët e Këshillit të Lartë Eneida Civici, Gerd Hoxha Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado.

Lista e re

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Arjana Fullani

Pjesë e listës është edhe ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit, disa javë më parë, është emëruar si pjesë e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi,

Lista e re me subjektet që po i nënshtrohen Vetingut

Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës

Elida Kaçkini (Selami), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Maksim Sota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Ndini Tavani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Anita Jella, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Marjeta, Zaimi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Genci Qana, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kol Hysenaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ervin Karanxha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kreshnik Ajazi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Elsa Miha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ledina Riza, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Andi Çeliku, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Arjana Fullani, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Evelina Qirjako, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë

Sokol Ngresi, Gjykata e Apelit Vlorë

Klodiana Gjyzari, Gjykata e Apelit Vlorë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë

Olsi Xhavella, Gjykata e Apelit Korçë

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës

Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Durrës

Valbon Çekrezi, Gjykata e Apelit Durrës

Tritan Hamitaj, Gjykata e Apelit Durrës

Lindita Hoxha, Gjykata e Apelit Shkodër

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Selim Kryeziu, Gjykata e Apelit Shkodër

Valbona Vata, Gjykata e Apelit Shkodër

Vojsava Osmanaj, Gjykata e Apelit Shkodër/raport.tv

 

Fraksion.com