Sllobodan Petroviq: Nuk frikësohem edhe sikur të më vrasin; Ja kush më sulmoi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, ka folur pas sulmit fizik që i është bërë në afërsi të objektit të Kuvendi të Kosovës.
Në një konferencë për media nga Kuvendi, Petroviq, ka thënë se është sulmuar nga një ish-këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nand Rikallo, në një prej restoranteve në qendër të Prishtinës.
“Në mëngjes isha mysafir në RTK, aty kam bërë disa deklarata rreth punës së ish-ministrit Rikallo, pra këtë e them se personi që me sulmoi ishte këshilltar i Rikallos Millan Kostic. Ai fillimisht me ka sulmuar me fjalë të pa hijshme. Unë u afrova dhe e pyeta se çfarë ishte puna, e mori shishen në dorë, dhe më tha që do të godas dhe do ta thyej kokën. Personi tjetër që ishte në tavolinë me të u afrua dhe më tha që do t’i qërojmë hesapet, dhe në atë rrëmujë më ra telefoni në dorë, dhe e mora telefonin, në dorë. Ai u nis të me sulmonte me shishe, dhe me kërcënoi dhe më shau. Dhe telefonova policinë, dhe i prita aty. Policia erdh shumë shpejtë. Derisa erdh Policia ai thirri dikënd në telefon, pastaj ka thirrur zëvëndësministrin e Policisë nga Lista Serbe, dhe më tha që “Do ta shohësh ti”. Ai e ka thirrur edhe deputetin Slavko Simic, faktikisht ai e thiri atë në telefon që ta mbrojë. Kur erdhi Policia, mori deklaratën e tij, dhe e shoqëruan në stacionin policor, dhe pastaj unë e thirra konfrenën për media. Dhe kjo që ua thash juve, do ta them edhe në deklaratën time. Por ajo që dua ta them edhe një herë, që nuk ka asnjë parti e as një kryetar, që të më detyrojë, dhe kolegët e mij, që të ndryshojmë politikën tonë, dhe nuk ka politikë dhe njeri që të më detyrojë që të kem konflikt me fqinjët e mij, që të rrahemi apo të luftojmë, dhe se një politik e atillë ka shkaktuar me qindra mijëra viktima. E di që jemi më pak dhë më të dobt se ata. Por nuk tërhiqemi asnjë milimetër. Në këtë mënyrë dëshirojë që të jap mesazh për të gjithë Kosovën. Se partia Liberale Serbe, është partia që ka jetë më të gjatë në Kosovën e pasluftës, dhe është një parti politike që edhe rezultate konkrete. Për mua dhe partinë time politike, ekzitojnë dy lloje të njerëzve, të mirë dhe të këqijë. Unë jam përfaqësues i serbëve në Kuvend, dhe do t’i mbroj interesat e tyre dhe do të angazhohem për jetën e tyre më të mirë”, ka thënë Rikallo, raporton Gazeta Express.
Mëgjithatë Petroviq thotë se nuk është i friëksuar, dhe se lirisht mund ta sulmojnë por edhe ta vrasin.
“Ata mund të më sulmojnë lirisht, mund edhe të më vrasin, unë nuk jam njeri që frikësohem, dhe ata nuk mund të më frikësojnë. Kjo është shqetësim për mua dhe familjen, dhe ata njerëz që me nderë e kryejn punën e vet”, është shprehur ai.
Petroviq ka thënë se qytetarët serb tashmë janë të frikësuar nga njerëzit që do të duhej t’i mbronin.
“Nuk lejoj që askush të kërcënoj dhe frikësoj. E di që ju jeni të frikësuar, pra jeni të frikësuar për një kohë të gjatë, dhe jeni të frikësuar nga ata që do të duhej t’iu mbronin. Pa marrë parasysh brishtësinë, do të luftojmë për vlera”, ka thënë ndër të tjera ai./GazetaExpress
Fraksion.com