“Shtëpia e urrejtjes”; Në lagjen e qetë ku terroristi shkroi manifestin e sulmeve në xhami
Brenton Tarrant jetonte në Dunedin, një qytet 5 orë larg me makinë nga Christchurch. Shtëpia që kishte marrë me qira ishte në një lagje të qetë dhe, vetëm ideja se sulmi i urrejtjes ishte planifikuar pikërisht aty ka tronditur të gjithë qytetin, duke e zhytur në një mjegull tensioni të cilën nuk e kishte njohur më parë.
50 janë viktimat e gjestit ekstrem të një njeriu, që ndërpreu në mes në mënyrën më absurde jetët e njerëzve të mbledhur së bashku për një akt paqësor, lutjen.
Të mërkurën u zhvilluan funeralet e para, ato të dy sirianëve at e bir, të cilët kishin mbërritur mes shumë mundimeve në Zelandën e Re, me ëndrrën e madhe të një jete më të mirë.
Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern bëri thirrje për një luftë globale për çrrënjosjen e ideologjisë raciste të ekstremit të djathtë.
“Duhet ta zhdukim aty ku ajo ekziston dhe të sigurohemi që të mos krijojmë kurrë një mjedis ku mund të lulëzojë”, ishte komenti i shefes së ekzekutivit.
Fraksion.com