AktualitetBota+Të fundit

SHBA-ja kërkon nga Britania të zbatojë referendumin për Brexit-in

Marrëveshja e Brexit-it e negociuar nga qeveria e kryeministres Theresa May dhe zyrtarët evropianë është hedhur poshtë dy herë nga ligjvënësit britanikë dhe tashmë qeveria po shqyrton mundësinë që të kërkojë nga BE-ja shtyrjen e datës së Brexit-it që është paraparë më 29 mars.

“Njerëzit në Britani kanë votuar. Kur do të jap efekte ndaj kësaj vote klasa politike?”, tha Bolton për Sky News.

“Presidenti (Donald Trump) ka qenë i qartë. Ai dëshiron një zgjidhje të kësaj çështje që lejon Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të arrijnë sërish një marrëveshje tregtare. Ai sheh mundësi të mëdha nëse statusi i Britanisë zgjidhet” tha këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Ndërkohë sa i përket zhvillimeve brenda Britanisë, të martën Kryesuesi i parlamentit britanik hodhi poshtë mundësinë që të hidhet në votim para ligjëvënësve një marrëveshje e njëjtë e Brexit-it.

Kreu i parlamentit, John Bercow, tha se marrëveshja e cila është hedhur poshtë dy herë nga deputetët nuk mund të vihet prap në votim nëse nuk pëson ndryshime thelbësore.

Qeveria britanike po shqyrton përgjigjet e mundshme ndaj këtij vendimi.

Ministri britanik i Brexit-it, Stephen Barclay, tha se qeveria do ta “shqyrtojë vendimin në detaje”.

 

Fraksion.com