Seanca në Parlamentin e Zelandës së Re hapet me leximin e Kuranit
Eshtë lexuar Kurani gjatë seancës së Parlamentit të Zelandës së Re, që ishte e para që prej sulmit terrorist në dy xhami që u mori jetën 50 personave.
Një imam mysliman udhëhoqi lutjet në Parlament, në atë që u vlerësua si gjest i solidaritetit me viktimat e sulmit.
Ajetet që u lexuan ishin nga kapitulli “al-Baqarah”, të cilat theksojnë durimin, lutjet dhe drejtësinë në ditën e gjykimit.
Ndërsa, kryeministrja Jacinda Ardern e nisi fjalimin e saj me urimin arab “As-Salaam-Alaikum”, që në shqip do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.
Kjo ishte hera e parë që Kurani është lexuar në Parlamentin e Zelandës së Re.
Ky akt është mirëpritur nga Turqia, pasi Ibrahim Kalin, shef i këshilltarëve të presidentit Erdogan, përgëzoi Parlamentin.
“Unë e përgëzoj Parlamentin për këtë akt të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”, deklaroi Kalin.
Fraksion.com