AktualitetLife StyleTë fundit

“Netflix”, një film serial për përdhunimin mizor të 23-vjeçares në Indi

Vajza nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të pësuara, pavarësisht angazhimit maksimal të mjekëve. Krimi tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, ndërsa në Indi, ku dhuna seksuale mbetet një plagë e hershme e shoqërisë, shkaktoi protesta masive dhe detyroi ndryshimin e ligjeve, në mënyrë të tillë që për rastet e përdhunimit të vendosej dënimi me vdekje.

“Në fillim isha kundër idesë. Më dukej e pavend. Por, pasi lexova vendimin e gjyqit dhe takova disa prej oficerëve të policisë të përfshirë në këtë rast, u çudita sepse pashë çfarë pune të jashtëzakonshme kishin bërë për të gjetur agresorët. E kuptova se mënyra e analizimit të gjuetisë së bërë këtyre personave është deri diku një rrugë për të kuptuar përse ndodhin gjëra të tilla”, tha Richie Mehta, regjisor.

“Delhi Crime” rikrijon të gjithë hetimin policor dhe ndjekjen e personave përgjegjës për krimin tronditës. Katër prej të rriturve të përfshirë në të morën dënimin kapital; një tjetër vdiq në burg, sipas gjasave i vetëvrarë; ndërsa adoleshenti u la i lirë pas 3 vitesh në një institucion riedukimi.

Gati 40 mijë raste përdhunimi u raportuan në Indi në vitin 2016, e sipas aktivistëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse shumë prej viktimave të abuzimit kanë frikë të flasin. Disa politikanë dhe udhëheqës fetarë e akuzuan në fillim 23-vjeçaren se ishte bërë vet shkak për vdekjen e saj. Madje, edhe një nga agresorët e fajësoi studenten, me pretekstin se femrat që dalin vonë natën, me këtë veprim të tyre tërheqin meshkujt.

 

Fraksion.com