Miratohet kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit
iratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.
Vendimi eshte miratuar sot ne mbledhjen e Qeverise dhe eshte njoftuar permes nje deklarate per mediat nga ana e ministres se Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare eshte 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.
“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin e tij është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”, tha Balluku, duke theksuar se ka interes nga shume kompani me low cost..
Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro.
Fraksion.com