Life StyleTë fundit

Martesa e Kate dhe William në krizë? Zëra për modelen dhe princin

Kohëve të fundit princi William i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, janë fotografuar shumë në sintoni në daljet e fundit publike.

Duka dhe dukesha e Cambridge kanë dhuruar buzëqeshje për fotografët dhe të pranishmit, duke u shfaqur shumë të lidhur.

Por në mediat angleze janë shtuar zërat se martesa e çiftit mbretëror është në krizë.

Kështu Daily Mail shkruan se princi William ka një miqësi të veçantë me Rosy Hansbury, ish-modelen seksi 35-vjeçare.

Miqësia mes tyre duket e fortë, për shkak se ish-modelja i përket borgjezisë britanike.

Duke cituar burime pranë çiftit thuhet se Kate është bërë shumë xheloze për miqësinë mes modeles dhe princit, çka ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre.