Lushnje: Fermerët protestojnë sërish për TVSH-në
Ashtu siç kishin deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjes, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe disa rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për një afat dyditor, duke nisur nga e marta.
Pikërisht për të protestuar kundër masës që hyri në fuqi prej 1 janarit të këtij viti për TVSH-në e rimbursueshme, që u ul nga 20 për qind në 6%, pavarësisht kundërshtimeve nga agroindustria, paraditen e kësaj të mërkure, të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues, u mblodhën në një manifestim paqësor në Lushnje.
Sipas tyre, ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore.
“Kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën”, thuhej në deklaratën e tyre të shpërndarë një ditë më parë. Megjithatë, nga Partia Demokratike vijojnë të shpërndahen pamje filmike nga protesta.
Fraksion.com