AktualitetKosovaTë fundit

Dy zyrtarë të Listës Serbe sulmojnë fizikisht deputetin Sllobodan Petroviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy anëtarët e Listës Serbe, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restaurant.

Petroviq kishte paralajmëruar që sot do të mbante një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë rast është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse do të mbahet konferenca e tij siç ishte paralajmëruar në orën 12:00.

Kjo përplasje ka ardhur pas një komunikate të ashpër që Lista Serbe kishte lëshuar para pak ditësh kundër Petroviqit, duke e cilësuar si njeri që po punon kundër interesit të Serbisë, pasi ky kishte votuar Platformën e Prishtinës për Dialogun e Brukselit./Express

 

Fraksion.com