AktualitetPolitikëTë fundit

Bushati për Cakajn: Dirigjenti, kapiteni apo trajneri është Kryeministri

Me apo pa Ditmir Bushatin Ministër, politika e jashtme është nga ato fusha konservatore ku nuk ka peshë të madhe individi. Kështu deklaron ish-Ministri i Jashtëm Bushati, ku pyetet mbi pasardhësin e tij Gent Cakaj.

“Çdo person që ushtron një përgjegjësi publike duhet të japë diçka nga vetja. Por politika e jashtme është një nga ato fusha konservatore të shtetit që ndryshon më me vështirësi ose shumë pak nga fushat e tjera. Ministri i Jashtëm është i munguari i madh në politikë dhe për ekipin. Dhe është i munguari dhe i familjes. Por nga ana tjetër unë kam zgjedhur të bëj politikanin.

I ftuar në “Tempora” në TV Ora, Bushati tha se me Gentin ka punuar edhe kur ishte Ministër dhe ka pasur marrëdhënie të mira. “Kam punuar për një periudhë të shkurtër kohe, Genti drejtoi të gjithë procesin analitik. Kemi pasur marrëdhënie të mira si me çdo bashkëpunëtor tjetër”, tha Bushati.

Por a ka kapacitet Cakaj për të mbajtur një peshë kaq të madhe?

“Fakti që Kryeministri ka bërë një zgjedhje të tillë besoj se …Gjykimet e gjithsecilit mund të jenë subjektive. Dirigjenti i një orkestre, kapiteni apo trajneri i një ekipi është Kryeministri.  Nuk duhet të biem pre e ekzagjerimeve. Kur vjen puna për një ekip, vendimin e jep Kryeministri”, përfundoi  ish-Ministri.

 

Fraksion.com