SportTë fundit

Barcelona pa frena, tre lojtarë dhe qindra milionë euro në merkato

Nga mbrojtja në sulm. Barcelona nuk vendos limite në merkato dhe ka nisur që tani punën për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Pasi arriti marrëveshjen me Frenki de Jong, klubi kataluanjas kërkon të rrëmbejë edhe talentin tjetër të Ajaksit, Mathijs De Ligt. Mbrojtësi ndiqet prej kohësh, por sipas të përditëshmes “Sport”, Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare, 60 milion euro plus bonuset.

 

C 29 Fotogallery 1024831 Imagegallery Imagegalleryitem 23 Image

 

Futbollisti 19 vjeçar është objektiv edhe i klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, por deri tani askush nuk është shprehur i gatshëm të paguajë një shifër të tillë. Ndërkohë, në listën e blerjeve të kampionëve spanjollë janë Luka Joviç dhe Antuan Griezmann. Sulmuesi serb po shkëlqen me Eintracht Frankfurt dhe si pasojë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Por ëndrra e tij e madhe është të luajë me Lionel Mesin dhe ky detaj pritet të vendosë shumë në të ardhmen e tij.

C 29 Fotogallery 1024831 Imagegallery Imagegalleryitem 24 Image

 

I njëjti diskutim edhe për Griezmann, transferimi i mundshëm i të cilit te Barcelona po kuotohet çdo ditë e më shumë. Sulmuesi francez ka mbetur i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions dhe kërkon të luajë në një tjetër ekip që i mundëson fitimin e trofeve në arenën ndërkombëtare.